KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Transgjinorët nuk mund të shërbejnë në ushtri

Trump: Transgjinorët nuk mund të shërbejnë në ushtri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar se transgjinorët nuk mund të shërbejnë në asnjë funksion të ushtrisë. Në një postim në twitter, Trump shkruan se është konsultuar me ekspertë ushtarakë për këtë vendim, duke nënvizuar këtu koston e jashtëzakonshme mjekësore apo problemet që mund të sjellë kjo kategori. Ushtria jonë duhet të përqëndrohet në arritjen e fitoreve vendimtare dhe dërrmuese dhe nuk mund të rëndohet me shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore apo me problemet që mund të sillnin personat transgjinorë”, shkruan Trump në tëitter. Vendimi i Presidentit amerikan shfuqizon atë të viti të kaluar të administratës Obama, i cili lejonte transgjinorët të shërbejnë hapur në ushtri. Vendimi i Obamës u kundërshtua nga disa republikanë në atë kohë. Sipas korporatës së pavarur Rand, në 2016, nga 1.2 milionë anëtarë të shërbimit aktiv 2,450 janë transgjinorë. Grupi i fushatës LGBT, e quajti masën e Trump “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj amerikanëve transgjinorë”. Masa që ndalonte shërbimin e “gay”-ve dhe lesbikeve të deklaruar në ushtri, e njohur si politika mos pyet, mos trego, është shfuqizuar në 2011. Tani, ekspertët thonë se vendimi i Trump, mund të detyrojë ushtarët transgjinorë të jetojnë ashtu si “gey”-të dhe lesbiket nën politikën mos pyet, mos trego.  Kjo politikë, sipas ekspertëve ishte e tmerrshme dhe ka dëmtuar ushtrinë për thuajse dy dekada.

Sicred