KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump tërhiqet nga deklarata e G7
Trump tërhiqet nga deklarata e G7

Trump tërhiqet nga deklarata e G7

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga deklarata e përbashkët, në fund të samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për ‘pandershmëri’. Ai tha se vendet e tjera po vendosin ‘tarifa masive’ për Amerikën. Komunikata e përbashkët, bazuar mbi sistemin tregtar, u arrit pavarësisht tensionet mbi tarifat amerikane për importet e çelikut dhe aluminit. Kryeministri kanadez Justin Trudeau u zotua të hakmerret me tarifa duke nisur nga 1 Korriku. Në një konferencë për shtyp, Trudeau e vlerësoi si ‘fyes’ vendimin e Trump për të përfshirë sigurinë kombëtare me qëllim justifikimin e tarifave të çelikut dhe aluminit. “Mund të jetë vërtet keqardhje, por shumë qartë dhe me siguri, që ne do të bëjmë përpara në masat tona më 1 Korrik,’ u shpreh Trudeau. “Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk e lëmë veten të nëpërkëmbemi.” “Fjalët e tij nuk përmbanin asgjë të pathënë më parë, si në biseda publike, ashtu edhe në ato private, zhvilluar me Trump”, tha më vonë zyra e tij. Bashkimi Europian u shpreh se do t’i qëndroj deri në fund deklaratës së përbashkët, pavarësisht vendimit të Trump. “Ne i qëndrojmë zotimit të bëra në komunikatën e G7-s”, tha një burim i qeverisë Britanike. Rrugës për në samitin e tij të ardhshëm në Singapor, presidenti amerikan përdori sërish “Twitter”-in për të thënë se kishte udhëzuar zyrtarët amerikanë “të mos miratonin deklaratën e përbashkët, ndërsa po shqyrtojmë tarifat e reja mbi automjetet”. Sipas tij, lëvizja ishte e detyrueshme duke parë deklaratat false gjatë konferencës për shtyp të Trudeau, si dhe faktin që Kanadaja po ngarkon me tarifa shumë të mëdha fermerët, punonjësit dhe kompanitë amerikane. Trump sulmoi më pas kryeministrin kanadez duke e quajtur “tepër të pandershëm dhe të dobët”.

Sicred