KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump sulmon daljet e jashëligjshme të informacionit

Trump sulmon daljet e jashëligjshme të informacionit

Presidenti Trump komentoi në Twitter se ndërsa ai me kushtetutë ka autoritetin për të falur persona të akuzuar dhe të gjithë janë dakord me këtë, krimi i vetëm deri tani, ka qenë rrjedhja e informacionit kundër administratës së tij. “Përsëri lajme të rreme”, shkruante Presidenti në Twitter. Në një artikull të gazetës “Washington Post” thuhej se Presidenti Trump, ka kërkuar informacione lidhur me autoritetin që ai ka për të falur ndihmës, të afërm të tij, ose edhe vetveten, duke e lidhur me hetimin që po zhvillohet për një ndëhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të klauar. Presidenti Trump e ka kritikuar rrjedhjen e informacioneve lidhur me hetimin dhe i ka kërkuar autoriteteve që t’i ndjekin penalisht personat që kanë nxjerrë informacione. Javën e ardhshme djali i madh i Presidentit, dhëndërri dhe ish menaxheri i fushatës së tij do të dëshmojnë para komisioneve Senatit që po hetojnë lidhur me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Një tjetër çështje për të cilën Presidenti ka kritikuar në Twitter është njoftimi në “Washington Post” se ambasadori rus ka biseduar për zgjedhjet amerikane me ish-senatorin Jeff Sessions, kur ata janë takuar gjatë garës presidenciale. “Rrjedhje të paligjshme të informacioneve, si për rastin Komej, këto duhet të marrin fund”, – shkruan Presidenti Trump.