KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump shpalosi strategjinë e re të sigurisë kombëtare

Trump shpalosi strategjinë e re të sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Donald Tramp paraqiti dje strategjinë e tij të re të sigurisë kombëtare, ku i quajti Kinën dhe Rusinë si kërcënime kryesore ndaj dominancës ekonomike të SHBA-ve. Fjalimi që mbajti dje, bazuar në platformën e tij Amerika e Para, sulmoi dështimet e shkuara të politikës së jashtme. Ai kritikoi Pakistanin dhe Korenë e Veriut dhe mënyrën se si administratat e mëparshme amerikane i janë përqasur fuqive të tjera botërore, SHBA-të po përballen me një epokë të re konkurrence, u shpreh presidenti amerikan në fjalimin e majtur në godinën Ronald Regan në Uashtington. Rusia dhe Kina janë fuqi rivale, u shpreh, ai por Amerika duhet të përpiqet të ndërtojë një partnership të madh me ta. Si shembull të këtij shpirti të ri bashkëpunimi, Tramp iu referua një telefonate falenderimi që mori nga presidenti rus Vladimir Putin për informacionin që CIA i dha Kremlinit në lidhje me një komplot terrorist. Por në dokumentin e ri të strategjisë së sigurisë kombëtare, të publikuar para fjalimit, ekzistonte një gjuhë më e ashpër për Rusinë dhe Kinën, pasi aty ato quheshin fuqi revizioniste. Zoti Tramp përshkroi katër shtyllat e planit të tij, por kritikët e tij theksuan se ai nuk përmendi të drejtat njerëzore dhe as ndryshimet klimatike. Këto katër shtylla pasqyrojnë mbrojtjen e atdheut, promovimin e begatisë së SHBA-ve, demonstrimin e paqes përmes forcës si dhe avancimin e influencës amerikane. Dokumenti me 68 faqe, për të cilin zyrtarët e shtëpisë së bardhë filluan të punonin 11 muaj më parë, sugjeron një kthim tek premtimet që zoti Tramp kishte bërë gjatë fushatës së tij presidenciale. Sipas tij, SHBA-të nuk do të mbyllin sytë para dhunimeve, mashtrimeve apo agresioneve ekonomike. Duke iu referuar fitores së tij në zgjedhjet presidenciale, Presidenti Tramp tha gjatë fjalimit se në vitin 2016, votuesit zgjodhën ta bënin Amerikën të madhe sërish. Sipas tij, liderëve të mëparshëm amerikan u kishte humbur nga sytë fati i amerikës. – Pas më pak se një viti, jam krenar të raportoj se e gjithë bota i ka marrë vesh të rejat dhe ka parë sinjalet. Amerika po kthehet sërish dhe Amerika po kthehet fuqishëm, – u shpreh ai.

Sicred