KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump sërish në qëndër të kritikave

Trump sërish në qëndër të kritikave

Presidenti amerikan Donald Tramp është kritikuar për shkak se e ka vlerësuar si të jashtëzakonshme mënyrën se si autoritetet amerikane punuan për të përballuar uraganin Maria që shkatërroi Puerto Rikon vitin e shkuar si dhe pasojat e tij. – Uragani Maria, ishte një nnga më të vështirit që kemi patur për shkak të natyrës së ishullit. Mendoj se ka qenë ë jashtëzakonshme puna e bërë nga agjencia federale e manaxhimit të emergjencave, organet ligjzbatuese dhe kushdo tjetër që punoi sëbashku me guvernatorin e Puertorikës, – u shpreh Tramp dje tramp.  – Nëse ai mendon se vdekja e 3 mijë personavë është një sukses, atëherë Zoti na ndihmoftë, – u shpreh në tuiter kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Puerto Rikos. Ishulli rifilloi furnizimin e plotë me energji muajin e shkuar, pra 11 muaj pasi u godit nga urganani. Një raport i publikuar së fundi bën të ditur se 8 përqind e popullsisë u largua nga ishulli pas uraganit, dhe shumë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e kujdesit jo të mirë shëndetësore dhe mungesës së shërbimeve të tjera. Guvernatori i ishullit Rikardo Roseli e ka përshkruar Marian si fatkeqësinë më të keqe natyrore në historinë moderne të Puerto Rikos. – Infrastruktura u shkatërrua dhe mijëra persona humbën jetën, – u shpreh ai.

Sicred