KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kundërpërgjigje për sulmin kimik në Siri, Shtëpia e bardhë: Të gjitha opsionet janë në tavolinë

Kundërpërgjigje për sulmin kimik në Siri, Shtëpia e bardhë: Të gjitha opsionet janë në tavolinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur që të gjitha opsionet janë të mundura përsa i përket përgjigjes ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sendërs u tha gazetarëve se nuk është marrë akoma vendimi final mbi sulmet ushtarake. – Presidenti ka një numër opsionesh në dispozicion dhe një numër mundësish janë në tavolinë. Por akoma nuk kemi vendosur për veprimet specifike që do të ndërmerren, – tha ajo gjatë një konference për shtyp mbajtur mbrëmjen e së mërkurës. Deklarata e Sendërs pasoi paralajmërimin që presidenti Amerikan i adresoi Rusisë që të bëhet gati për sulme raketore në Siri. – Bëhu gati Rusi, sepse raketat do të vijnë, të këndshme, të reja dhe të zgjuara, – u shpreh Tramp në një postim në tuiter mëngjesin e së mërkurës. Ai gjithashtu e quajti liderin sirian një kafshë që vret me gaz popullin e tij. Ndërkohë, Këshilli i sigurimit të OKB-së pritet të takohet sërish këtë të enjte, në lidhje me çështjen në fjalë. Aktivistë dhe mjekë nga terreni kanë bërë të ditur se dhjetra persona kanë humbur jetën gjatë sulmit të dyshuar kimik që u ndërmorr të shtunën që lamë pas në qytetin Duma që kontrollohej nga rebelët. Por qeveria e presidentit Bashar Al Asad, e cila mbështetet ushtarakisht nga Rusia, mohon të jetë pas ndonjë sulmi kimik. Dhjetra mijëra persona raportohet të jenë larguar nga Duma përmes një korridori humanitar, dhe ministria ruse e mbrojtjes bëri të ditur se në atë qytet tashmë valëvitet flamuri sirian.

Sicred