KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump rreth ObamaCare; Veproni siç premtuat
Trump, rreth ObamaCare, Veproni siç premtuat

Trump rreth ObamaCare; Veproni siç premtuat

Protestat kundër planit republikan për kujdesin shëndetësor vazhduan, ndërsa senatorët republikanë shkuan në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump bëri një apel të ri:“Për shtatë vjet i premtuat popullit amerikan se do ta shfuqizonit Obamacare. Njerëzit po vuajnë. Mosveprimi nuk është alternativë.” Në një moment, Trump la të kuptohej se mund të ketë ardhur koha që Obamacare thjesht të lejohet të dështojë. Përpjekja e ardhshme republikane ka si synim vetëm shfuqizimin e ligjit, diçka që demokratët si senatori Çak Shumer e kundërshtojnë. Republikanët mbeten të ndarë për mënyrën e zëvendësimit të Obamacare. Por shumë prej tyre duan të plotësojnë premtimet e fushatës, thotë udhëheqësi i tyre në senat, Miç Mekonell. Disa konservatorë thonë se plani nuk e ndryshon sa duhet ligjin Obamacare, ndërsa disa republikanë të moderuar janë të shqetësuar se mbi 20 milionë amerikanë mund të humbin kujdesin shëndetësor. Dështimi i reformës së kujdesit shëndetësor mund t’u kushtojë republikanëve kontrollin e kongresit, vitin e ardhshëm. Nëse Republikanët nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, atyre mund t’u duhet të punojnë me demokratët për një kompromis, thone ekspertet e kujdesit shëndetësor.:

Sicred