KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump refuzon një ofertë nga “Time”

Trump refuzon një ofertë nga “Time”

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se kishte refuzuar një ofertë nga e përjavshmja e njohur amerikane “Time” për t’u zgjedhur personaliteti i vitit 2017, dukshëm i fyer që e përjavshmja ka përdorur disa nuanca në propozimin e saj. “Revista ‘Time’ më ka telefonuar për të më thënë se me shumë gjasa do të isha njeriu i zgjedhur i vitit, ashtu si vitin e kaluar, por duhej që të jepja miratimin tim për një intervistë dhe një seancë fotosh”, shkruan presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter. “Thashë që nuk është e mjaftueshme dhe nuk pranova. Faleminderit gjithsesi!”, shtoi ai. E përjavshmja amerikane reagoi  mbrëme, pa bërë një përgënjeshtrim zyrtar. “Presidenti është i gabuar mbi mënyrën tonë të zgjedhjes së personalitetit të vitit. TIME nuk komenton zgjedhjen e tij para publikimit, që është më 6 dhjetor”, theksoi e përjavshmja në Twitter. Time Magazine zgjedh çdo vit personalitetin që ka impresionuar më shumë gjatë vitit, për mirë apo për keq. Donald Trump e mori këtë vlerësim në vitin 2016, vit i zgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, me titullin “Presidenti i Shteteve të ndara të Amerikës”.

Sicred