KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump përplaset me demokratët

Trump përplaset me demokratët

Presidenti amerikan Donald Tramp u përplas me liderët demokratë të martën, ndërsa kërkohet një marrëveshje për projektligjin e shpenzimeve qeveritare. Disa orë pasi presidenti sugjeroi se marrëveshja e financimit të qeverisë me demokratët mund të ishte e pamundur, demokratët Nensi Pelosi dhe Cak Shumer nuk u paraqitën në një takim të parashikuar me presidentin, duke thënë se takimi do të ishte i pafrytshëm. – Duke qenë se presidenti nuk sheh se do të arrihet një marrëveshje mes demokratëve dhe Shtëpsë së Bardhë ne mendojmë se rruga më e mirë është të negociojmë me homologët tanë republikanë në kongres, – u shprehën dy deputetët. Presidenti u kundërpërgjigj më vonë, duke thënë se nuk ishte i habitur se pse demokratët e refuzuan ofertën e tij, dhe duke theksuar se palët ishin shumë larg njëra-tjetrës për një sërë çështjesh, siç është edhe imigracioni. – Ata vetëm flasin dhe nuk veprojnë. Tashmë është akoma më keq, pasi ata as nuk flasin, – tha ai. Tetë dhjetori është edhe data kur duhet të miratohen shpenzimet që nevojiten për të financuar një sërë programesh federale. Megjithëse republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e kongresit, krerëve të tyre do t’u duhet të mbështeten të paktën mbi disa vota demokratësh për të kaluar projektligjin. Demokratët janë shprehur se do ta japin ndihmën e tyre në këmbim të vijimit të programit të Ëndërrimtarëve, që mbështet të rinjtë që hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme që fëmijë. Por presidenti është shprehur se do të vijojë masat e tij për ndalimin e imigracionit të paligjshëm dhe që demokratët nuk mund të kërcënojnë me mbylljen e qeverisë. Tashmë kongresi ka tre zgjedhje: të miratojë një projektligj masiv për të mundësuar aktivitetin qeveritare deri në 30 shtator të vitit të ardhshëm: të miratojë një zgjatim më të shurtër të financimeve aktuale për të përfituar më shumë kohë, ose të mos miratojë asnjë nga këto të dyja dhe të rrezikojë mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Sicred