KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Koreja e Veriut vend që sponsorizon terrorizmin

Trump: Koreja e Veriut vend që sponsorizon terrorizmin

Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi dje se administrata e tij po merrte hapat e nevojshme për ta deklaruar Korenë e Veriut si një vend që sponsorizon terrorizmin. Kjo lëvizje vjen nëntë vjet pasi vendi komunist u hoq nga lista e këtyre sponsorizuesve. Gjatë takimit të kabinetit të tij, presidenti Tramp u shpreh se lëvizja do të pasohej me sanksione shtesë të cilat do të bëhen të ditura sot. Por sekretari i shtetit, Reks Tillerson, pranoi më vonë se efektet praktike mund të jenë të kufizuara. Presidenti Tramp dënon programin bërthamor të vendit komunsit, dhe mbështetjen që ai i jep atyre që Tramp i quan akte ndërkombëtare të terrorizmit. Duke njoftuar vendimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan shtoi se ky vendim duhet të ishte marrë shumë kohë më parë. Pas ndërmarrjes së një testi të gjashtë bërthamor dhe lëshimeve të përsëritura të raketave nga Korea e Veriut, SHBA-të i propozuan OKB-së në muajin shtator një sërë sanksionesh ndaj atij vendi, duke përfshirë ndalimin e eksporteve të naftës si dhe ngrirjen e aseteve të liderit koreano jugor Kim Jong Un.

Sicred