KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump për deklaratën e Putin për zgjedhjet amerikane
Trump për deklaratën e Putin për zgjedhjet amerikane

Trump për deklaratën e Putin për zgjedhjet amerikane

Presidenti Vladimir Putin u ndje i fyer nga pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Pas takimit të shkurtër që pati me Putin në Vietnam, dhe pak para se të mbërrinte në Hanoi të Vietnamit, presidenti amerikan Donald Tramp u tha gazetarëve në bordin e Air Force one se Putin i kishte përshkruar këto prentendime si absurde. Departamenti i drejtësisë po heton pretendimet, ku dyshohet se është përfshirë edhe ekipi i fushatës së zotit tramp. Disa ish ndihmës të tij janë përmendur në lidhje me hetimin. Ish këshilltari i tij për fushatën presidenciale. Xhorxh Papadopulos, ka pranuar se ka gënjyer FBInë në lidhje me kohën e takimeve që ai ka patur me rusët. Ndërsa ish menaxheri i fushatës Pol Manafort si dhe një partner i tij janë nën arrest shtëpiak pasi akuzohen për pastrim parash, cka nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me hetimin. Zoti Tramp tha sot se kishte patur dy apo tre biseda të shkurtra me homologun e tij rus gjatë punimeve të Samitit Të bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam. – Zoti Putin tha se nuk ka ndërhyrë. E pyeta sërish dhe më tha se nuk ka ndërhyrë, – tha presidenti amerikan, i cili gjithashtu theksoi se besonte se presidenti rus ishte shumë i fyer nga akuzat. Zoti putin u shpreh më vonë se pretendimet për përfshirjen e Rusisë përmes kontakteve të vendosura me ekipin e fushatës së tramp ishin fantazi.

Sicred