KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump për aleatët: Nuk përmbushin shpenzimet ushtarake

Trump për aleatët: Nuk përmbushin shpenzimet ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet anëtare të NATO-s se nuk kontribuojnë mjaftueshëm në shpenzimet e Aleancës dhe e përdorin sufiçitin ekonomik për të ruajtur avantazhin ndaj Shteteve të Bashkuara. “Amerika po shpenzon për NATO-n më shumë se çdo vend tjetër. Kjo nuk është as e drejtë, as e pranueshme. Edhe pse kanë filluar të rrisin kontributet që kur unë mora detyrën, ato duhet të bëjnë shumë më tepër”, ka thënë Trump. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel. Në profilin e tij në Twitter, Trump ka kritikuar edhe praktikat tregtare të Europës, Kinës, Kanadasë dhe vendeve të tjera, të cilat sipas tij kanë dëmtuar industrinë dhe produktet amerikane. Trump ka qenë një kritik i ashpër i NATO-s që prej fushatës së vitit 2016. Pasi mori detyrën, ai u zotua për angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e aleatëve, por u ankua për hendekun e financimeve. Me standardet aktuale, Uashingtoni plotëson rreth 70 për qind të shpenzimeve të NATO-s. Vendet e tjera anëtare kanë rënë dakord për të shpenzuar 2 për qind të buxhetit çdo vit, duke filluar nga 2024-a, por Gjermania dhe Spanja janë mes vendeve që nuk pritet ta plotësojnë këtë kriter.

Sicred