KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tramp paralajmëron Sirinë dhe Aleatët: Mos bënë një gabim të rëndë humanitar

Tramp paralajmëron Sirinë dhe Aleatët: Mos bënë një gabim të rëndë humanitar

Presidenti amerikan Donald Tramp ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë si dhe aleatët e saj rusë dhe iranianë ndaj një sulmi të mundshëm që ato pritet të ndërmarrin në provincën siriane të Idlibit që mbahet nga rebelët. – Presidenti Bashar Al Asad i Sirisë nuk duhet të sulmojë provincën e Idlibit. Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të madh humanitar nëse marrin pjesë në këtë tragjedi të mundshme njerëzore. Qindra mijëra njerëz mund të vriten . Mos lejoni që kjo të ndodhë! – u shpreh Trump në tuiter.  Forcat e qeverisë siriane po përgatisin një ofensivë madhore ndaj bastionit të fundit madhor të rebelëve në vend. Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se një fushatë e tillë do të kishte pasoja shkatërruese për mijëra civilë. Departamenti amerikan i shtetit gjithashtu paralajmëroi dje se Uashingtoi do t’i kundërpërgjigjej cdo sulmi kimik që mund të ndërmerrej nga qeveria siriane ose aleatët e saj.AMbasadorja amerikane në OKB Niki Heili shkruajti në tuityer se të gjithë sytë janë drejtuar tek veprimet e Asadit, Rusisë dhe Iranit në Idilb.

Sicred