KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Pajisja e mësuesve me armë do të parandalonte masakrat në shkolla

Trump: Pajisja e mësuesve me armë do të parandalonte masakrat në shkolla

Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha dje se pajisja e mësuesve me armë do të parandalonte masakrat në shkolla, siç ishte ajo që ndodhi javën e shkuar në Parkland të Floridas. Një anëtar i stafit pedagogjik mund t’i japë fund fare shpejt sulmit duke përdorur armë, u shpreh ai, duke mbështetur kështu idenë e dhënë nga Shoqata Kombëtare e Armëve. Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratrë gjatë një dëgjesë që zhvilloi në Shtëpine e Bardhë me të mbijetuar dhe persona të prekur nga sulmet vdekjeprurëse të ndërmarra në shkollat amerikane, ku të mbijetuarit e masakrës së shkollës Marjory Stoneman Douglas të Floridas i kërkuan që të sigurohej që gjëra të tilla të mos ndodhnin më kurrë. Presidenti republikan gjithashtu mbështeti thirrjet për përmirësimin e kontrollit të informacionit për blerësit e armëve.

– Do të jemi shumë kërkues për sa i përket kontrolleve të tilla, duke i kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit mendor të çdo personi që blen armë. , – u tha zoti Tramp studentëve të Marjori Stoneman Douglas, duke shtuar se këtë herë nuk do të ketë vetëm fjalë si në të shkuarën.

Sicred