KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Nuk është përcaktuar asnjëherë koha e sulmit ndaj Sirisë
Tramp: "Modeli Libian nuk është modeli që kemi kur mendojmë për Korenë e Veriut"

Trump: Nuk është përcaktuar asnjëherë koha e sulmit ndaj Sirisë

Koha për një sulm të mundshëm ajror kundër Sirisë nuk është përcaktuar asnjëherë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”, duke theksuar se, “Mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare shpejt.” “Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë”, shkruan ai, një ditë pasi paralajmëroi Rusinë, një aleat kryesor për Sirinë, që , “Të bëhet gati… sepse ato do të jenë duke ardhur, të mirë, të rinj dhe më inteligjentë!”. Ai theksoi gjithashtu rolin e fuqishëm të administratës së tij për të eleminuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni i Lindjes së Mesme. “Ku është ‘Faleminderit, Amerikë?’ “, pyet retorikisht Trump.

Sicred