KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump me prodhuesit e mëdha të makinave: Mos e zgjeroni prodhimin jashtë vendit

Trump me prodhuesit e mëdha të makinave: Mos e zgjeroni prodhimin jashtë vendit

Presidenti Donald Trump u takua me drejtuesit e tre korporatave më të mëdha amerikane të makinave, “General Motors”, “Ford” dhe Fiat Chrysler”. Gjatë pristjes së djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Presideni i ri u kërkoi gjigantëve të makinave që të krijojnë vende të reja pune në sektorin e prodhimit në Shtetet e Bashkuara por i paralajmëroi të mos “mendojnë” ta zgjerojnë prodhimin e tyre jashtë vendit. “Business Insider” raporton se Presidenti Trump u tha hapur drejtuesve të bizneseve se do të përpiqet ta bindë Kongresin që të miratojë rritjen e taksës kufitare, ndoshta me 35 për qind, për kompanitë që eksportojnë prodhimin jashtë vendit dhe pastaj i sjellin mallrat për t’iu shitur konsumatorëve amerikanë, në Shtetet e Bashkuara. Trump i ka kritikuar më parë prodhuesit amerikanë të makinave për zgjerimin e operacioneve në Meksikë dhe i vlerësoi ata, kur njoftuan planet për shtimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.

 

Sicred