KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump mbërrin në Paris

Trump mbërrin në Paris

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në të kaluarën e ka kritikuar Parisin si një qytet ku nuk ka siguri për shkak të sulmeve terroriste, mbërriti në kryeqytetin francez për të biseduar me homologun Emanuel Makron rreth masave kundër terrorizmit, si dhe për të kujtuar 100 vjetorin e hyrjes në Luftën I Botërore të forcave të armatosura amerikane. Gjatë këtij udhëtimi dy ditor në Paris, presidenti Donald Trump ka planifikuar të takohet me të sapozgjedhurin Makron, të ketë një drekë më zyrtare ushtarake, të bëje një tur në varrin e Napoleon Bonapartit dhe të premten të marrë pjesë në aktivitetet e Ditës së Bastijes, në festën më të madhe kombëtare të Francës. Trump dhe Macron janë të dy në vitin e parë të detyrës dhe kanë shfaqur ndryshime të mëdha në politikat e tyre kur vjen puna te qëndrimet dhe angazhimi për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sicred