KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump mban fjalim në kongres

Trump mban fjalim në kongres

Në fjalimin e tij për gjendjen ku ndodhet vendi mbajtur dje para dy dhomave të kongresit. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se tashmë ka ardhur një moment i ri amerikan, duke theksuar se administrata e tij po ndërton një Amerikë të sigurt, të fortë dhe krenare. Nuk ka patur kohë më të mirë për të jetuar ëndrrën amerikane, u tha ai ligjvënësve gjatë fjalimit që zgjati 1 orë njëzetë minuta. Lideri republikan u kërkoi demokratëve të punonin sëbashku, dhe u zgjati atyre dorën për bashkëpunim për të mirën e vendit. Presidenti amerikan foli për punësimin, zhvillimin e ekonomisë dhe reformën e taksave, të miratuar së fundmi, ndërsa i bëri thirrje kongresit të miratojë planin e tij për infrastrukturën. “Sot i bëj thirrje Kongresit që të mundësojë një projektligj që gjeneron të paktën 1.5 trilionë dollarë për investimet në infrastrukturën për të cilën vendi ynë ka nevojë”. Ai gjithashtu tha se do të urdhëronte që Gjiri i Guantanamos të mbahej hapur, duke anulluar kështu një direktivë të kohës së Obamës për mbylljen e kampit shumë të kundërshtuar. “Sot po mbaj një premtim. Sapo firmosa një urdhër që udhëzon sekretarin Matis, i cili po bën një punë të mirë, që të rishqyrtojë politikën tonë të ndalimit ushtarak dhe të mbajë hapur mjediset e ndalimit në gjirin e guantanamos”. E ndërsa fjalimi i tij u ndoq nga rreth 40 milionë amerikëan, presidenti bëri thirrje për bashkim si një skuadër, një popull dhe një familje amerikane. “Sot dua të flas për të ardhmen që do të kemi dhe për Kombin që do të jemi. Të gjithë ne sëbashku, si një skuadër, si një popull dhe si një familje amerikane. Ne të gjithë kemi të njëjtën shtëpi, të njëjtën zemër, të njëjtin fat dhe të njëtin flamur të madh amerikan”. Në lidhje me vendet që votuan në OKB kundër vendimit të tij për njohjen e Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Presidenti Tramp gjithashtu i tha Kongresit se dëshironte që ndihma e huaj amerikane të shkonte vetëm për miqtë e amerikës. “I kërkoj kongresit të miratojë legjislacionin që garanton që dollarët e ndihmës së huaj amerikane t’u shërbejnë interesave amerikane deh të shkojnë vetëm për miqtë e amerikës dhe jo për armiqtë”.

Sicred