KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump mbajti fjalimin e tij të parë në kongres

Trump mbajti fjalimin e tij të parë në kongres

Presidenti amerikan Donald Tramp mbajti fjalimin e tij të parë para dy dhomave të Kongresit, ku bëri thirrje për reformimin e sistemit shëndetësor dhe për rigjallërimin e ekonomisë. Fjalimi ishte një mundësi e mirv për të theksuar synimin e tij për të bërë realitet premtimet e fushates dhe për të ndrequr dështimet, sipas tij të administratave të mëparshme. Presidenti tha se ai dëgjoi lutjet e popullit amerikan dhe filloi zbatimin e ligjeve të emigracionit, të cilat do të rrisin rrogat, do të ndihmojnë të papunët, do të kursejnë miliarda dollarë, dhe do ta bëjnë vendin më të sigurt për të gjithë. Presidenti perseriti se do ta ndërtojë murin në kufi me Meksikën, si armë kundër drogave dhe krimit ndërkohë që tha se po ndërmerr masa të forta për të mbrojtur vendin nga terrorizmi radikal islamik. Ai pohoi se i ka kërkuar Pentagonit një plan për të mundur Shtetin Islamik, të cilin e quajti një rrjet egërsirash të paligjshme që kanë masakruar myslimanë dhe të krishterë. Zoti Tramp i kërkoi Kongresit të miratoje rritje të buxhetit ushatrak. Lidhur me mbrojtjen dhe NATO-n, presidenti tha: E mbështesim fuqimisht NATO-n, një aleancë e farkëtuar përmes lidhjeve gjatë dy luftërave botërore. Por partnerët duhet të përmbushin detyrimet financiare. Dhe tani kanë filluar ta bëjnë. Ai shtoi se politiak e rolit udhëheqës që ndjek Amerika do të thotë njëherësh se ajo respekton të drejten e popujve të tjerë për të gjetur vetë rrugën e tyre. Detyra ime nuk është të përfaqësoj botën. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Amerika është më mirë kur në botë ka më pak konflikt.

Sicred