KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump kërkon organizimin e një parade të madhe ushtarake

Trump kërkon organizimin e një parade të madhe ushtarake

Presidenti amerikan Donald Tramp i ka kërkuar Pentagonit të organizojë një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin e kombit. Presidenti e bëri këtë kërkesë pasi i kishte lënë mbresa parada franceze e Ditës së Bastijës në të cilën mori pjesë vitin e shkuar. Demokratët e krahasuan këtë plan si shfaqje e forcës ushtarake që organizohet rëndom nga vendet autokrate. Plani u publikua fillimisht nga Uashington Post para se të konfirmohej nga sekretarja për shtypin e shtëpisë së bardhë Sarah Sendërs. – Presidenti Tramp mbështet anëtarët e shërbimit më të madh të amerikës, të cilët çdo ditë rrezikojnë jetët e tyre për sigurinë e kombit tonë, – tha ajo, duke shpjeguar se presidenti i kishte kërkuar departamentit të mbrojtjes të shqyrtonte mundësinë e organizimit të një festimi ku të gjithë amerikanët do të mund të tregonin vlerësimin e tyre për forcat e armatosura. Shfaqjet ushtarake zakonisht organizohen në Uashington DC vetëm për të festuar përfundimin e një lufte. Pentangoni po shqyrton tashmë të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të pritshme, megjithëse një zyrtar i shtëpisë së bardhë tha për Uashington Post se plani ishte akoma në fazat filliestare të hartimit.

Sicred