KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump ka kushtëzuar me marrjen e masave të ashpra ndaj imigracionit

Trump ka kushtëzuar me marrjen e masave të ashpra ndaj imigracionit

Shtëpia e Bardhë ka kushtëzuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje të mundshme për imigrantët e rinj pa dokumente me marrjen e masave të ashpra për imigracionin e paligjshëm, mes të cilave edhe muri me Meksikën. Presidenti amerikan, Donald Tramp, po kërkon financime për murin, procedura më të shpejta deportimesh si edhe punësimin e mijëra zyrtarëve shtesë të imigracionit. Muajin e shkuar, ai i dha fund programit për personat që quhen ëndërrimtarët, dhe që janë rreth 690 mijë imigrantë që kanë hyrë në moshë fare të re në SHBA pa qenë të pajisur me dokumente. Propozimet e fundit të Presidentit nuk janë pranuar nga demokratët në Kongres. Ata akuzuojnë presidentin Tramp se po i shmangej një angazhimi të mërparshëm për të mos përfshirë ndërtimin e murit në nëgociatat për statusin e imigrantëve të rinj, të cilët përgjithësisht hyjnë në territorin amerikan nga Meksika dhe vendet e tjera të Amerikës latine. Kërkesat që parashtron presidenti konkretisht përfshijnë:

-Ndërtimin e murit me Meksikën

-Punësimin e 10 mijë oficerëve shtesë të doganave dhe imigracionit dhe 1 mijë avokatëve të tjerë të agjencisë përkatëse.

-Marrjen në punë të 370 gjykatësve të tjerë për imigracionin dhe 300 prokurorëve federalë.

-Të mos lejohen imigrantët të sjellin të afërm të një rrethi të gjerë familjar në SHBA

-Penalimin e qyteteve që i kanë rezistuar përpjekjeve të administratës Tramp për reduktimin e numrit të imigrantëve të paligjshëm

dhe

-Të detyrohen kompanitë që të përdorin një program online verifikimi, në mënyrë që të mos marrin në punë imigrantë të paligjshëm.

Sicred