KRYEFAQJA » LAJME » Trump ka caktuar Kathleen Ann Kavalec si ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri
Trump ka caktuar Kathleen Ann Kavalec si ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri

Trump ka caktuar Kathleen Ann Kavalec si ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri

Presidenti amerikan Donald Trump ka caktuar Kathleen Ann Kavalec si ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, e cila do të zëvendësojë ambasadorin aktual Donald Lu, të cilit i mbaroi mandati. Njoftimi është bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Diplomate kariere me mbi tre dekada përvojë, zonja Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia, aktualisht shërben si zëvendës ndihmës sekretare në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Më parë ajo ka shërbyer si drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, zëvendës shefe e Misionit të Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Francë, zëvendës koordinatore për Ndihmë në Byronë Europiane dhe drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimi dhe Stabilizimi.
Zonja Kavalec mban një “A.B” në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një “M.S.F.S” në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.

Sicred