KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump hedh poshtë zërat për këshilltarin special Robert Myler

Trump hedh poshtë zërat për këshilltarin special Robert Myler

Presidenti Donald Tramp ka hedhur poshtë zërat se po planifikon të pushojë nga puna këshilltarin special Robert Myler, i cili po heton përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Tensionet janë përshkallëzuar së fundmi mes Shtëpisë së Bardhë dhe ekipit hetues së zotit Myler. Të shtunën, një avokat i grupit që ndihmoi gjatë periudhës tranzicionale presidenciale të Zotit Tramp u shpreh se skuadra e zotit Myler kishte marrë mijëra emaile në mënyrë të paligjshme. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë pretendimm, zoti Tramp tha se kjo nuk ishte dicka e mirë dhe që njerëzit e tij ishin shumë të mërzitur, ndërsa ritheksoi dhe njëherë se nuk ka patur asnjë bashkëpunim me rusët për zgjedhjet. – Administrat e zotit Tramp ka mohuar bashkëpunimin me Rusinë dhe zotit Tramp e ka quajtur hetimin e nisur si një gjueti shtrigash. Por duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave se nëse do ta pushonte apo jo zotin Myler, presidenti Tramp u përgjigj: “Jo nuk do ta bëj këtë.” Disa ligjvënës demokratë kanë shprehur shqetësimin e tyre se republikanët donin ta mbyllnin hetimin. Ndërkohë, ndaj disa ish anëtarë të fushatës presidenciale të zotit Tramp janë ngritur akuza gjatë këtij hetimi.

Sicred