KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump fton Putin në SHBA

Trump fton Putin në SHBA

Presidenti amerikan Donald Tramp ka ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë SHBA-të në vjeshtë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë u shpreh në tuiter se kanë filluar ndërkohë bisedimet për vizitën. Më herët, zoti Trump refuzoi një propozim të paraqitur nga presdienti Putin për të lejuar Rusinë që të marrë në pyejte qytetarët amerikanë. Dy liderët mbajtën të hënën një samit në Finland por pak detaje kanë dalë për atë që është folur gjatë takimit. Ndërkohë, Rusia nuk është shprehur për takimin e dytë mes dy liderëve. Samiti i Helsinkit u vu në shënjestrën e kritikave në vend, dhe zotit Tramp iu desh të korrigjonte fjalët që tha vetë në konferencën për shtyp që pasoi samitin. Por ditën e djeshme, ai theksoi se bisedimet kishin qenë një sukses i madh dhe mezi priste takimin tjetër. Njoftimi për ftesën e drejtuar zotit Putin e kapi në befasi drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës Kombëtare Dan Koats, i cili u njoftua për të gjatë një interviste në Forumin e Sigurisë që po mbahej në Aspen të Kolorados. – Do të jetë special, – u shpreh ai, duke qeshur. Coats gjithashtu shtoi se nuk ishte akoma në dijeni se cfarë mund të kishin folur dy presidentët gjatë takimit të tyre, pasi ata u shoqëruan vetëm nga përkthyesit. Lideri i demokratëve të Senatit, Cak Shumer, i bëri thirrje zotit Tramp të bënte publike se cfarë kishte diskutuar me Putin. – Derisa ta dimë se çfarë ndodhi në atë takim dy orësh në Helsinki, presidenti nuk duhet të ketë më ndërveprim me Putin. Si në SHBA, si në Rusia apo kudo tjetër, – u shpreh ai.

Sicred