KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Do të ndryshojnë politikat për mbajtësit e vizave H1-B

Trump: Do të ndryshojnë politikat për mbajtësit e vizave H1-B

Presidenti amerikan Donald Tramp ka bërë të ditur se planifikon të ndryshojë politikat për mbajtësit e vizave të punës, duke u shprehur në Twitter se gjatë administratës së tij, mbajtësit e H1B kishin shumë mundësi t’u hapej rruga drejt nënshtetësisë amerikane. Në postimin e tij në Twitter, publikuar pasi Presidenti u kthye nga udhëtimi në kufiri mes SHBA-ve dhe Meksikës, Tramp deklaroi se SHBA-të dëshironin të shihnin persona të talentuar dhe me aftësi të larta që të imigronin dhe të ndiqnin karrierat e tyre në SHBA. “Mbajtësit e H1-B në Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë të sigurtë se së shpejti do të vijnë ndryshime që do t’i sjellin qëndrimit të tyre thjeshtësi dhe qartësi, përfshi edhe një rrugëtim potencial drejt nënshtetësisë. Ne duam të inkurajojmë personat e talentuar dhe me aftësi të larta që të ndjekin mundësitë për karrierat e tyre në SHBA “- u shpreh presidenti. Sistemi H-1B, i cili lejon kompanitë amerikane të punësojnë përkohëssiht punonjës të huaj për të plotësuar nevojat që nuk përmbyshen nga forca punëtore amerikane, nuk është parashikuar si rrugë e përhershme drejt qytetarisë amerikane për imigratënt që hyjnë në territorin e SHBAve. Mbajtësit e vizave të tilla zakonisht duhet të kenë kryer të paktën studimet Bacelor.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com