KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: Do kthehemi në hënë, pastaj do shkojmë në mars

Trump: Do kthehemi në hënë, pastaj do shkojmë në mars

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi vullnetin e SHBA-së për të dërguar austronaut në Hënë për herë të parë që prej vitit 1972 për të përgatitur një mision drejt Marsit. “Këtë herë, nuk bëhet fjalë vetëm për të vendosur flamurin tonë dhe të lëmë gjurmën. Ne do të ngremë një bazë për një mision të ardhshëm drejt Marsit dhe ndoshta në botë të tjera përtej”, deklaroi ai gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan nënshkroi një direktivë që i kërkon NASA-s të rrisë përpjekjet për misionet e banuara drejt hapësirës së largët, një prioritet që bashkon deputetët e të dyja kampeve. Por ai nuk dha detaje mbi çështjen e financimit dhe kalendarin e kësaj nisme. Ekspertët janë të njëanshëm në këtë pikë duke u shprehur se “që të arrihet planeti i kuq, që ndodhet në një distancë prej 225 milionë kilometrash nga Toka, ka nevojë për një ndërmarrje teknike dhe një buxhet gjigant”. Trump i bashkohet kështu objektivës për një mision me njerëz drejt Marsit, në linjë të drejtë me paraardhësin e tij demokrat, Barack Obama.

Sicred