KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i Singaporit mund të zhvillohet?Trump ringjall shpresat pas takimit të dy koreve

Samiti i Singaporit mund të zhvillohet?Trump ringjall shpresat pas takimit të dy koreve

Presidenti amerikan Donad Tramp duket se ka ringjallur shpresat për mbajtjen e samitit me Liderin koreano verior Kim Jong-un muajin e ardhshëm, pasi u tha mbrëmë gazetarëve në zyrën ovale se “Po shkon mirë. Po shqyrtojmë 12 qershorin në Singapor. Kjo nuk ka ndryshuar”. Komentet e presidentit amerikan erdhën pasi presidenti koreano jugor Muun Xhae-in bëri komentet e tij publike pas takimit të papritur me liderin e Veriut. Sipas Moon Xhae in, zoti Kim ishte akoma i angazhuar për denuklearizim. – Ajo që është e paqartë për kryetarin Kim Jong Un nuk është vullneti për denuklearizim, por shqetësimi se nëse Korea e Veriut denuklearizohet, a do të mundin SHBA-të t’i japin fund marrëdhënieve armiqësore dhe të garantojnë sigurimin e regjimit të Kim, – u shpreh Muun në një konferencë për shtyp. Të enjten që lamë pas, presidenti amerikan, Donald Tramp anulloi samitin e planifikuar mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut që do të mbahej në datën 12 qershor. Shkak për këtë sipas tij, ishin komentet armiqësore që vinin nga zyrtarët e lartë koreano-vëerior dhe shqetësimi për angazhimin e vendit komunist për të hequr dorë nga armët e tij bërthamore. Presidenti koreano jugor tha këtë të dielë se bisedimet praktike mes Amerikës dhe Veriut do të mbaheshin shumë shpejt dhe rezultati i këtyre bisedimeve do të diktonte nëse do të vijonte samiti i 12 qershorit. Ai gjithashtu shtoi se priste që bisedimet praktike dhe samiti të shkonin shumë mirë.

Sicred