KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump, deklarata për Korene e Veriut
trump, kim-jong, Trump, deklarata, për Korene e Veriut

Trump, deklarata për Korene e Veriut

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se vetëm një gjë do të funksiononte me Korenë e veriut, pasi vite të tëra bisedimesh me Penianin nuk sollën ndonjë rezultat. “Presidentët amerikanë dhe administratat e tyre kanë folur me Korenë e Veriut për 25 vjet me radhë, – u shpreh Tramp përmes një postimi në rrjetin social twitter, duke shtuar se bisedimet nuk kishin funksionuar. Megjithatë, Tramp nuk specifikoi më tej se cfarë nënkuptonte me këtë deklaratë. Dy vendet janë angazhuar në një retorikë të nxehtë mbi aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, ndërsa. SHBA-të po ushtrojnë presion që këto aktivitete të ndalojnë. Peniani është shprehur se së fundmi ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen në miniaturë e cila mund të ngarkohej në një raketë me rreze të gjatë veprimi. Presidenti Tramp ka paralajmëruar më parë se SHBA-të mund ta shkatërronin Korenë e Veriut nëse kjo do të ishte në interesin kombëtar të Amerikës dhe për mbrojtjen e aleatëve në rajon. Komenti më i fundit i Trump mbi Korenë e Veriut mund të jetë vetëm një shpërthim, por frika është se Pheniani do ta interpretojë atë si një kërcënim.

Sicred