KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump: “Ata që kundërshojnë murin dhe bllokojnë sigurinë e kufirit, po vendosni në rrezik të gjithë sigurinë e Amerikës”

Trump: “Ata që kundërshojnë murin dhe bllokojnë sigurinë e kufirit, po vendosni në rrezik të gjithë sigurinë e Amerikës”

Presidenti amerikan Donald Trump është aq i vendosur për ndërtimin e murit me Meksikës saqë është gati edhe të mbyllë qeverinë nesë do i duhet një gjë e tillë. Në një fjalim të mbajtur me mbështetësit e tij në Feniks të Arizonës, zoti Tramp tha se demokratët e opozitës po bllokonin planin e tij. “Më lejoni të jem i qartë me demokratët dhe kongresin të cilët kundërshojnë murin dhe bllokojnë sigurinë e kufirit: ju po vendosni në rrezik të gjithë sigurinë e Amerikës, këtë po bëni”. Sipas Tramp, zyrtarët e imigracionit që punojnë në terren kanë thënë se muri ishte jetësor për të reduktuar fluksion e imigrantëve të paligjshëm. Në fjalimin e tij, zoti Tramp bëri të ditur se ndoshta do t’i jepte fund marrëveshjes së tregtisë mes SHBA-ve, Meksikës dhe Kanadasë, të quajtur NAFTA. Tre vendet kanë filluar bisedimet për ta rishikuar këtë marrëveshje, dhe negociatorët do të takohen sërish në 1 shtator në lidhje me këtë çështje. Sa i takon Koresë së veriut, në fjalimin e presidentit u vu re një ton shpresëplotë për mundësinë e uljes së tensioneve që u përshkallëzuar si pasoje e programit bërthamor të Penianit. Duke iu referuar liderit të vendit komunist, Kim Jong Un, Presidenti amerikan u shpreh “Respektoj faktin që ka filluar të na respektojë. Dhe ndoshta dicka pozitive mund të vijë”. Gjatë fjalimit të tij 80-minutësh, zoti Tramp gjithashtu shënjestroi mediat, duke i fajësuar se u kanë dhënë grupimeve të ekstremit të djathtë një platformë. Ai hoqi nga fjalimi i tij pretendimin shumë te kundërshtuar se të gjitha palët e përfshira në incidentin e sharlotsvill ishin për t’u fajësuar.

Sicred