KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trump akuzon FBI-në për politizim të hetimeve
Trump akuzon FBI-në për politizim të hetimeve

Trump akuzon FBI-në për politizim të hetimeve

Akuza të rënda janë hedhur në drejtim të punës së Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi FBI dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për politizim të hetimeve në favor të kundërshtarëve demokratë. Akuza e Tramp ështëe bërë nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Twiter. “Zyrtarët më të lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe ata të Departamentit të Drejtësisë kanë politizuar procesin kushtuar investigimit në mbështetje të demokratëve dhe kundër republikanëve”, theksoi Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter, pa dhënë detaje se kujt epoke i referohej. “Kjo do të ishte e pabesueshme para pak kohësh”, shtoi ai duke përshëndetur punën e agjentëve që janë “fantastikë”. Trump ka emëruar ministrin aktual të Drejtësisë, Jeff Sessions si dhe drejtorin aktual të FBI, Christopher ëray. Ky i fundit zëvendësoi James Comey. Kjo përballje frontale e FBI, shumë e rrallë për një president të SHBA-së, ndodh në një kohë kur Trump po përgatitet të autorizojë publikimin e një shënimi konfidencial të hartuar nga një republikan për të akuzuar FBI.

 

Sicred