KRYEFAQJA » LAJME » Trukimet, UEFA përjashton 10 vjet Skënderbeun
UEFA dënon Skënderbeun

Trukimet, UEFA përjashton 10 vjet Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka vendosur të dënojë ekipin e Skënderbeut me 10 vjet mospjesmarrje në kupat e Europës, si dhe e ka gjobitur me një milion euro, pasi ka vërtetuar akuzat për trukim. vendimi është marrë në mbledhjen e 21 marsit të këttij komisioni, por u bë publik vetëm sot. Klubi i Skënmderbeut ka qenë në dijeni, por Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA, i ka kërkuar që të mos e bëjë publik. Pritet që Skënderbeu ti drejtohet Komisionit të Apelit të UEFA-s, si shkallë e dytë, e më pas në Lozanë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, CAS. Ndërkohë sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga publikimi zyrtar.

Sicred