KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Trudeau: Mbrojtja e punëtorëve, çelësi i suksesit të NAFTA-s

Trudeau: Mbrojtja e punëtorëve, çelësi i suksesit të NAFTA-s

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo u shpreh dje se një version i ri i marrëveshjes së tregtisë së lirë mes SHBA-ve Kanadasë dhe Meksikës, e quajtur ndryshe NAFTA, duhet të mbrojë më mirë punëtorët si dhe klasën e mesme, duke i dhënë kështu pak a shumë të drejtë arsyeve që e shtynë presidentin amerikan ta sulmonte këtë marrëveshje. Në një fjalim të mbajtur para ligjvënësve meksikanë, zoti Trudo pranoi shkaqet se pse mes klasës së mesme amerikane është rritur ndjenja e antiglobalizimit. “Në shoqërinë tonë të globalizuar, shohim se ka njerëz që janë të frikësuar se mund të lihen prapa. Izolimi po mbizotëron në shumë pjesë të globit, – u shpreh ai. Mesazhi i Trudo erdhi pasi negociatorët nga tre vendet janë mbledhur në Uashington për të negociuar për përditësimin e marrëveshjes së tretisë së lirë NAFTA. Presidenti amerikan është shprehur më parë se marrëveshja ishte në dëm të SHBAve dhe se do ta griste atë. Trudo argumentoi se celësi për të fituar një mbështetje më të gjerë për versionin e ri të marrëveshjes që tre vendet nënshkruan në vitin 1994, do të ishin rrogat më të larta dhe mbrotje më e mirë për punëtorët. Ky mesazh ishte edhe për Meksikën, pasi krahu i lirë i punës së këtij vendi shihet si kërcënim për Kanadanë dhe Amerikën. – Standardet më të mira të punës janë ato që duhet të sigurojmë për të promovuar tretinë e lirë dhe të ndërshme por edhe për të fituar një mbështetje popullore afatgjatë, – tha Trudo, para senatit meksikan, aprovimi i të cilit është i nevojshëm për të ratifikuar marrëveshjen e përditësuar NAFTA.

Sicred