KRYEFAQJA » LAJME » Trrashësia e dëborës deri në 1.2 metra, probleme qarkullimi edhe në Rrugën e Kombit
Trrashësia e dëborës deri në 1.2 metra, probleme qarkullimi edhe në Rrugën e Kombit

Trrashësia e dëborës deri në 1.2 metra, probleme qarkullimi edhe në Rrugën e Kombit

Pavarësisht se në njoftimin e Shtabit të Emergjencave Civile Kukës thuhet se Rruga e Kombit është e kalueshme pa probleme, dhe se aty po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma, edhe gjatë mbrëmjes së të mërkurës edhe gjatë paradites së të enjtes përdorues të kësaj rruge kanë raportuar për bllokime të herë-pas-hershme: Bekim Lekica,gazetar i RTSH-së në Kukes, tha: ” Janë bllokuar disa akse të rrugës si pasojë e motit, por dhe ai nacional Kukës-Peshkopi është bërë i pakalueshëm në këto njësi.” Në zonën e Kolonjës dhe Dardhës lartësia e borës ka arritur deri në 1 metër e 20 cm. Gentian Pere, Përgjegjës i Sektorit Rajonal Rrugor Jugor tha se gjendja nuk është aq dramatike sa ç’mund të mendohet. Varet nga cili drejtim vijnë makinat e njerzve. Unë personalisht erdha nga darka e spata probleme.”

Trrashësia e borës në qytet ka arritur në mbi 30 cm, duke rënduar edhe më shumë qarkullimin si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Si pasojë e rrëshqitjeve në qytetin e Shkodrës gjatë këtyre dy ditëve ka patur disa raste frakturash.

Situata më problematike paraqitet në njësite administrative malore, Shalë, Shosh, Pult ku ka bllokime rrugësh dhe disa fshatra të izoluar. Në mëngjes ka dalë nga rruga, si pasojë e rrëshqitjes autobuzi i linjës urbane Shkodër –Zogaj,  fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz. Ndërsa në rrugën Shkodër- Hani i Hotit, një trajler nga Podgorica ka rrëshqitur duke dalë nga rruga në Aliaj të Kastratit. Gjithashtu raportohet se edhe në rrugën e Bogës një mjet që punonte për pastrimin e rrugës është përmbysur duke shkaktuar lëndime të lehta për dy persona që ndodheshin në mjet.

Reshje intensive bore pati edhe qarku i Gjirokastrës gjatë 24 orëve, të cilat gjatë të enjtes u kthyen në reshje shiu.

Astrit Aliaj, Prefekt i qarkut Gjirokastër u shpreh se: “Gjatë 24 orëve të fundit, janë marra masa, në mënyrë që të përballohen, sa më me sukses këto situata.”

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com