KRYEFAQJA » LAJME » Tropojë; Shembet miniera, humb jetën minatori
miniera, shembet, te-vdekur, vdes minatori, humb jeten, rrezik, tropoje

Tropojë; Shembet miniera, humb jetën minatori

Një minator ka humbur jetën sot në mesditë në minierën e kromit në Kepenek të Tropojës. Shembja e një masivi në brendësi të Galerisë i ka kushtuar jetën minatorit Azgan Kurtpalaj, rreth 40 vjeç nga fshati Llukaj i Tropojës. Policia ka mbërritur në vendngjarje, po ende nuk ka të dhëna të tjera për shkakun e aksidentit. Kjo është ngjarja e parë me pasojë jetën, për këtë vit, shënuar në miniera, ndërsa siguria fizike dhe kushtet në miniera vazhdojnë të kërkojnë vëmendje.

Sicred