KRYEFAQJA » LAJME » Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv në një makinë

Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv në një makinë

Një shpërthim me tritol ka zgjuar sot banorët e lagjes 24 majit në qytetin bregdetar të Vlorës. Një automjet është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në lagjen e njohur ndryshe me emrin Çole, ku janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite. Makina ka qenë një “Mercedes-Benz” me targa AA 720 FD me pronar Agim Islamaj, 30 vjeç. Rreth 30 minuta para se të ndodhte shpërthimi mësohet se 30-vjeçari Agim Ismailaj dhe familjarët e tij kishin dalë nga mjeti dhe kishin hyrë në banesë. Makina ka pësuar dëmtime në pjesën përpara si dhe i janë thyer edhe xhamat. Lënda plasëse i është vendosur makinës në anën e pasagjerit. Pronari i automjetit është marrë në pyetje nga uniformat blu dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë drejt zbardhjes së kësaj ngjarje. Ndërsa, nuk bëhet e ditur nëse 30-vjeçari ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me sulmin me eksploziv.

Sicred