KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Troket” taksa e prones/Nga 1 prilli zbatimi,ende nuk dihet se ku do të mblidhet

“Troket” taksa e prones/Nga 1 prilli zbatimi,ende nuk dihet se ku do të mblidhet

Nga 1 prilli nis zbatimi i takses së re të prones, e cila do të llogaritet mbi bazën e vlerës reale të tregut, konkretisht 0.05% e vlerës për shtëpitë e banimit dhe 0.2% e vlerës për ndërtesat e bizneseve. “Të gjithë paguesit e kësaj takse përfshirë individët apo bizneset do ta paguajnë nga muaji prill e në vijim” tha Niko Lera Drejtor i politikave fiskale. Por si do të arrihet deri në vlerën reale të ndërtimeve? Sipas metodologjisë së financave metoda kryesore do të jetë vetdeklarimi i pronarëve. “Nëse nuk kemi vetdeklarim, nëse nuk kemi çmime kontrate atëherë kalohet në çmime referuese zyrtare të cilat përdoren edhe për qëllime të tjera në Republikën e Shqipërisë. Financat e kanë të qartë se formula e re e taksimit mund të sjell probleme me përllogaritjet, ndaj qytetarëve dhe bizneseve ju është lënë e drejta e korrigjimi. “Çdo pronar ka të drejtë nëse vëren se llogaritë e takses nuk janë bërë komfort ligjit të kërkoje të korrigjoje këtë taksë dhe ky korigjim do të bëhet menjëherë nga njësitë e qeverisjes vendore”. Objekt taksimi do të jenë edhe garazhet dhe bodrumet, por me nivele të diferencuara. “Një garazh apo një banesë e para vitit 1993 nuk ka të njëjtën vlerë me një apartament që ndërtohet në vitin 2017 kështu që janë marrë në konsideratë të gjithë këto faktorë duke bërë agjustimin e vlerës”. Ndërkaq ministria është në dilemë se si do ta vjelë këtë takse. “Njësitë e qeverisjes vendore mund të përdorin agjent për mbledhjen e kësaj takse ose mund ta mbledhin vetë. Deri në momentin aktual nuk kemi përcaktuar në mënyrë definitive kush do të jetë agjenti” theksoi më tej zoti Niko Lera.

Sicred