KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Triumfon në Edicionin e 34-t të Festivalit të Filmit në Varshavë , filmi shqiptar “Delegacioni”, i regjisorit Bujar Alimani

Triumfon në Edicionin e 34-t të Festivalit të Filmit në Varshavë , filmi shqiptar “Delegacioni”, i regjisorit Bujar Alimani

Triumfon në Edicionin e 34-t të Festivalit të Filmit në Varshavë , filmi shqiptar “Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani. Filmi mori dy çmime: Warsaw Grand Prix – Çmimi i madh dhe më i rëndësishëm i Festivalit dhe “Prize of the Ecumenical Jury” një çmim që nderon cilësitë artistike të filmit, të cilat shfaqin ndenjat më të thella njerëzore, hidhërim, trishtim dhe shpresë. Çmimi konsiderohet si “special award”.
“Delegacioni” është bashkëprodhim i Shqipërisë (Art – Film shpk), Kosovës (Bleri – Production), Francës (Zorba production) Greqisë (Graal Films) dhe RTSH-së (Radio Televizioni Shqiptar).
Skenarist është Artan Minarolli. Interpretojnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, si dhe aktorët kosovarë Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Lajmin për marrjen e çmimit, e njoftoi edhe “The Hollywood Reporter”.
Kjo është një arritje shumë e madhe për filmin shqiptar, për regjisorin, për aktorët dhe gjithë produksionin. Filmi do ketë premierën në Tiranë, në 3 nëntor 2018 në kinema “Millennium”.

Sicred