KRYEFAQJA » LAJME » Tritol në Gjirokastër, plagoset një person
Tritol në Gjirokastër, plagoset një person

Tritol në Gjirokastër, plagoset një person

Një shpërthim me tritol tronditi Gjirokastrën mesnatën e kaluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 minuta në lagjen “Dunavati i dytë”. Eksplozivi ka shpërthyer në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.L, ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur djali i tij, shtetasi G.L, 34 vjeç. Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që po i bëhet të plagosurit. Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet mund të jenë kryer nga e njëjta dorë. Ato mund të kenë lidhje me aktivitetin tregtar, çështje pronësie apo ndonjë konflikt tjeter.

Sicred