KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Milano, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit hekurudhor
Treni që doli nga shinat në Milano, tre të vdekur

Milano, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit hekurudhor

Tre vijon të jetë bilanci i deritanishëm i viktimave që humbën jetën mëngjesin e sotëm pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në afërsi të qytetit verior të Milanos në Itali. Të paktën 46 persona janë plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën. Sipas mediave italiane, shkaku i aksidentit nuk dihet akoma, por hetimet janë përqëndruar tek një difekt i mundshëm i binarëve të hekurudhës. Dëshmitarët bënë të ditur se treni u lëkund për disa minuta, para se të dilte nga shinat. Treni i kompanisë Trenord, me të cilin po udhëtonin rreth 350 persona, ishte nisur nga Kremona për në stacionin Porta Garibaldi të Milanos, kur doli nga shinat në orën 7 të mëngjesit të sotëm. Sipas kompanisë Trenord, treni po udhëtonte me një shpejtësi normale kur ndodhi aksidenti. Ndërkohë. identitetet e tre viktimave nuk janë konfirmuar akoma, por mediat italiane raportojnë se ato janë të gjitha gra.

Sicred