KRYEFAQJA » LAJME » Treni nga Beogradi niset për Mitrovicë. Kosova, Provokim!
treni serb, beograd mitrovice, kosova, serbi, provokim

Treni nga Beogradi niset për Mitrovicë. Kosova, Provokim!

Qeveria serbe ka çelur sot zyrtarisht linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë. Pjesa e jashtme e trenit është e dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin “Kosova është serbe”. Në ceremoninë e nisjen e trenit të parë, ka qenë i pranishëm edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiç. Autoritetet në Prishtinë kanë reaguar menjëherë duke e konsideruar këtë linjë të jashtëligjshme dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të vendit dhe një dëshmi tjetër se Serbia po kërkon të destabilizojë Kosoven. Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndalë levizjen e trenit te jashtëligjshëm të Serbisë në Kosovë. Ndërsa deputetë të opozitës kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të Qeverisë për lejimin e qarkullimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë. Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministrja, tani kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë. Institucionet e Kosovës nuk administrojnë më hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe. Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Sicred