KRYEFAQJA » LAJME » Treimanis do të gjykojë Dinamo -Skënderbeu
Treimanis do të gjykojë Dinamo -Skënderbeu

Treimanis do të gjykojë Dinamo -Skënderbeu

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e parë të turit play off të UEFA Europa Lige mes Dinamos se Zagrebit dhe Skënderbeut të Korçës.
Kryesor do të jetë 32 vjeçari nga Letonia Andris Treimanis dhe asistentët e tij po nga Letonia Gudermanis dhe Spasjonikovs.
Treimanis ka marrë stemën e FIFA-s që prej vitit 2011. Vitin e kaluar letonezi ka drejtuar disa sfida në fazën e grupeve të Europa Lige mes të cilave Feyenord-Zorya dhe Panathinaikos-Çelta Vigo. Ndërsa në arenën ndërkombëtare ka takimi i fundit i gjykuar prej tij është Luksemburg-France.
Nderkohë sfida tjetër mes Milanit dhe Shkëndijes së Tetovës që do të luhet në “San Siro” do të gjykohet nga një katërshe austriake me kryesor 35 vjeçarin Harald Lechner.

Sicred