KRYEFAQJA » LAJME » Tregu i gjelbër dhe mallrave ushqimorë në Gjirokastër, 25 vjet i pandryshuar

Tregu i gjelbër dhe mallrave ushqimorë në Gjirokastër, 25 vjet i pandryshuar

Pamjet që po shikoni vijnë nga tregu i gjelbër dhe mallarave ushqimorë në qytetin e Gjirokastrës. Produktet e tyre fermerët i tregëtojnë në banakë të sajuar, apo në arka të vendosura në tokë. Nuk ka vend qëndrimi, as mbulim, ujë dhe kushte të tjera për t’u cilësuar si një treg agro-ushqimor pakice. Por tregëtarët janë të detyruar të dalin për të shitur mundin e tyre. “Kushtet nuk janë të përshtatshme, shikohet” thotë një grua që shet perime. “Por ne dalim për bukën, dali nga halli” thotë ajo. “Vij që në 6-të të mëngjezit, herë shesim, herë nuk shesim, taksat i paguajmë, por kushte nuk kemi” shton ajo. “Bashkia vjen na pret biletat, por kushtet nuk i kemi. Jemi mes makinave, pluhurit…” thotë një tjetër shitëse e tregut.
Dhe në këto kushte konsumatorët i blejnë përditë produktet në këtë treg. “Cilësia e mallit nuk është e keqe, por kushtet e tregut nuk janë të përshtatshme” thotë një burrë i moshuar. Ndërsa një tjetër blerës thotë se “kushtet janë nën mesataren dhe duhet të ndryshojnë”. “Bashkia duhet të bëjë diçka” thotë ai.
Ka 25 vjet që tregu i gjelbër dhe mallarave ushqimorë në Gjirokastër është në të njëjtat kushte, pavarësisht shumë premtimeve që janë dhënë se ai do të ndryshojë.

Sicred