KRYEFAQJA » LAJME » Tregtimi i makinave të vjetra, Balluku seancë dëgjimore me grupet e interesit

Tregtimi i makinave të vjetra, Balluku seancë dëgjimore me grupet e interesit

Tregtarët që importojnë makina të përdorura janë të shqetësuar për ecurinë e biznesit të tyre, dy muaj pasi ka hyrë në fuqi, vendimi që ndalon importin e makinave të prodhuara përpara vitit 2009-të. Në një seancë dëgjimore me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ata kishin rezerva mbi kushtet e reja të tregtimit të makinave në vend, veçanërisht për kushtin që i detyron ata, të targojnë të gjitha automjetet brenda 1 Marsit. Gati dy javë përpara këtij afati, tregtarët e automjeteve të përdorura thonë se targimi i flotës ka kosto të lartë dhe i vë në vështirësi financiare, ndaj ata i kërkuan ministres që targimi të bëhet vetëm në momentin që shesin mjetin.

Në dhjetor të vitit të shkuar, hyri në fuqi vendimi që ndalon importin e makinave të prodhuara përpara vitit 2009. Një nga rregullat e reja të importit të automjeteve të përdorura, parashikon që makinat të cilat kanë hyrë në vend, para hyrjes në fuqi të vendimit, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars për vendosjen e targave.

Sicred