KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tregjet financiare do të “skanohen” nga inspektime të DPT dhe AMF

Tregjet financiare do të “skanohen” nga inspektime të DPT dhe AMF

Tregjet financiare duket se kanë filluar të përbëjnë problem për fiskun shqiptar. Mbajtja në rregull e dokumentacionit kontabël dhe atij tatimor, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve, shkeljet e vërejtura sidomos me policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit dhe të tjerë, kanë detyruar autoritetin e mbikqyrjes financiare, por edhe drejtorinë e përgjithshme të tatimeve, të reagojnë, duke vendosur një kontroll më të rreptë për inspektimin e këtyre tregjeve.

Do të jetë një kërkesë me shkrim e drejtorit ekzekutiv të autoritetit të mbikqyrjes financiare që do të verë në lëvizje inspektimin e përbashkët me autoritetet fiskale. Duket se shkeljet dhe kompeksiteti i funksionimit të tregjeve financiare nuk do të mund të tolerohet ende.

Pikërisht për këto arsye Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, kanë firmosur një marrëveshje të përbashkët, pa afat, që synon të disiplinojë këtë treg, jo vetëm të luhatshëm dhe të pa mbikqyrur sa duhet nga autoritetet, por edhe me probleme në administrimin fiskal.

Sicred