KRYEFAQJA » LAJME » Tregëtimi i gjelave të detit në Baldushk

Tregëtimi i gjelave të detit në Baldushk

Fermerët e zonës thonë se kanë marrë porositë e para nga klientët e përhershëm, ndërsa duke ju referuar viteve të shkuara parashikojnë se interesi do të vijë në rritje në ditët e fundit të vitit. Për fermerët hapja e këtij tregu të posaçëm konsiderohet një lehtësi. Administratori i njësisë administrative Baldushk, Ilir Barmeta thotë se zhvendosja e tregtimit të shpendëve nga Tirana në Baldushk i ka shërbyer edhe promovimit të zonës. Ai siguron se në tegun e Baldushkut do të tregtohet vetëm gjeli i detit i zonës. Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se nuk do të lejojë tregtimin e gjelave të detit në tregje të paautorizuara në qytet.

Sicred