KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tregëtia e Lirë, pritet marrëveshja BE – Japoni
Tregëtia e Lirë, pritet marrëveshja BE - Japoni

Tregëtia e Lirë, pritet marrëveshja BE – Japoni

Bashkimi Europian dhe Japonia pritet të firmosin sot një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë. Lëvizja do të krijojë një zonë të hapur tregtie e cila mbulon gati një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto në botë dhe rreth 600 milonë njerëz. Produktet e qumështit janë mallrat që eksportohen më shumë nga Bashkimi Europian në Japoni, ndërsa makinat përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve japoneze. Firmat në Bashkimin Europian aktualisht eksportojnë çdo vit më shumë se 100 miliardë dollarë mallra dhe shërbime në Japoni, e cila është edhe ekonomia e tretë më e madhe në botë. Zyrtarët e lartë të BE-së, përfshi presidentin e këshillit europian Donald Tusk dhe kreun e Komisionint europian, Zhon Klod Junker, do të jenë sot në Japoni për ceremoninë e nënshkrimit. Duke folur nga Kina, ku dje morën pjesë në një samit mes dy vendeve, zoti Tusk tha se ishte detyra e përbashkët e Europës dhe Kinës, por gjithashtu edhe e Amerikës dhe Rusisë për të mos shkatërruar rendin e tregtisë botërore, por për ta përmirësuar atë, për të mos filluar luftra tregtare të cilat janë kthyer në konflikte. ” Ka akoma kohë për të parandaluar konfliktin dhe kaosin” tha ai. Lëvizja pëp marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve është në kontrast me qëndrimin e mbajtur nga administrat Trump në SHBA, e cila ka vendosur tarifa ndaj importeve.

Sicred