KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tre të vrarë në Kaliforni; Sulm i dyshuar si terrorist
Tre të vrarë, në Kaliforni, Sulm i dyshuar si terrorist, allahu akbar, bertiti vrasesi, mysliman

Tre të vrarë në Kaliforni; Sulm i dyshuar si terrorist

Tre vetë u vranë dhe një tjetër u plagos, kur një person i armatosur hapi zjarr në Fresno, Kaliforni, në një sulm të dyshuar si terrorist. “Kori Ali Muhammad ka qëlluar 16 herë në 90 sekonda”, tha shefi i policisë Xherri Dajer. “Ai bërtiti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, kur është arrestuar nga policia”. ​Muhamed ishte i kërkuar edhe për vrasjen e një roje sigurie në qytet javën e kaluar. Vrasësi, një Afro-amerikan, kishte treguar në mediat sociale se i urrente njerëzit e bardhë dhe shprehte pikëpamjet anti-qeveritare, tha policia. Të katër viktimat ishin meshkuj të bardhë, dhe një prej tyre u qëllua në makinën e tij. Të shtënat filluan rreth 10:45 të orës lokale në afërsi të selisë për organizatat bamirëse katolike, ku dhe mbetën të vrarë 2 persona. Vrasësi më pas qëlloi mbi një automjet, ku mbeti i vrarë pasagjeri dhe u plagos shoferi. Dëshmitarët thanë se panë një burrë që mbante një pistoletë të madhe, të cilën ai e rimbushi disa herë.

Sicred