KRYEFAQJA » LAJME » Tre të ndaluar, kokainë dhe para në Don Bosko

Tre të ndaluar, kokainë dhe para në Don Bosko

435 gramë kokainë u sekuestrua nga policia në aksionin që alarmoi mbrëmjen e të martës edhe banorët e zonës së Don Boskos në kryeqytet. Agjentët e antidrogës arrestuan tre persona mes tyre edhe Bledar Peca, drejtuesi i mjetit që tentoi ti ikte patrullës në postobllok duke rrezikuar jetët e efektivëve në aksion, por që u ndalua forcërisht duke përdorur dhe armët.
Policia zbardhi detaje nga aksioni dhe hodhi dritë mbi mënyrën se si u plagos i dyshuari i shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë zonë. Agjentët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të automjetit pas tentativës që Peca bëri për tu larguar e për pasojë ai ka mbetur i plagosur.
Bashkë me Pecën në makinë ishte edhe shtetasi Arbër Murati. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë me peshë 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Arbër Murati, ku në dhomën e tij të gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë me peshë 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të rinj. Policia ka arrestuar edhe të atin e Arbër Muratit dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, nën dyshimin se janë pjesë e këtij grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sicred