KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tre javë aksion informaliteti

Tre javë aksion informaliteti

Pas përmbylljes së javës së tretë të aksionit kundër informalitetit drejtoria e përgjithshme e tatimeve informon se janë verifikuar në terren 7720 tatimpagues, 1720 prej të cilëve janë penalizuar, ndërsa për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit si dhe kanë hyrë në skemën e kontributeve 547 punonjës të padeklaruar. Sa i përket kontrollit tatimor sipas të dhënave zyrtare janë realizuar 5,912 kontrolle kryesisht kontrolle nga zyra dhe vizita fiskale nga ku rezulton se 919 tatimpagues kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore. Duke u ndalur tek mbledhja e detyrimeve të prapambetura 917 tatimpagues i kanë paguar ato sipas drejtorisë së përgjithshme të tatimeve. Ka vijuar proçesi i fshirjes automatike në zbatim të ligjit të faljes, nga i cili kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së 2563 tatimpagues në një vlerë prej rreth 81 milion lekësh, gjithashtu janë fshirë detyrimet tatimore në vlerën e rreth 753 milion lekëve. Gjithashtu gjatë këtyre 3 javëve tatimet kanë bërë edhe rolin e edukuesit dhe informuesit duke zhvilluar 4,558 vizita këshilluese dhe 20 takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Sicred