KRYEFAQJA » LAJME » Tre akuza ndaj Llallës në Gjykatën e Krimeve të Rënda
Prokuroria sekuestron pasurinë e ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla

Tre akuza ndaj Llallës në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të paditet penalisht për 3 akuza. Gjykata e Krimeve të Rënda ka zyrtarizuar regjistrimin penal për akuzat e shpërdorimit të detyrës, mos deklarimin e kalimit në kufi të shumave monetare dhe deklarim të rremë të pasurisë. Prokurori i çështje do të jetë Klodi Braho. Ai është caktuar në këtë detyrë nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, vetëm 24 orë nga emërimi i saj në këtë detyrë nga prokurorja e përgjithshme Arta Marku.
Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla pritet që të dalë përpara komisionit të pavarur të kontrollit, për të dhënë shpjegime në lidhje me pasuritë dhe pastërtinë e figurës.

Sicred